Bosi i një kompanie që vazhdimisht ngrinte gishtin e mesit përpara kamerave të sigurisë kur qarkullonte me shpejtësi, është burgosur nga policia. Ai ka përdorur një transmetues për zhurmimin e sinjaleve për t’i shpëtuar policisë deri më tani.

Timothy Hill, 67 vjeç, kishte një pajisje të paligjshme me Range Rover-n e bardhë me një targë private, kështu që mund të bllokonte policinë nga marrja e detajeve të shpejtësisë.

Në gjykatën e Teesides në SHBA, u dëgjua se ai vazhdimisht ofendonte policët me gjestin e tij të vrazhdë në kamera përgjatë autostradë A19 në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarët me vendosmëri nisën një hetim dhe përfundimisht gjetën Hill në shtëpinë e tij në Grassington, North Yorks.

Kur zbuloi se po hetohej, Hill e hodhi bllokuesin në një lumë dhe u tha oficerëve se nuk mund të ketë qenë ai, sepse ishte 60 milje larg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: