Pas ardhjes së C.Ronaldo-s, në Arabinë Saudite ëndërrojnë edhe Leo Messi-n, kjo jo më shumë se çfarë do jap “pleshti” në fushë, por më shumë për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe për të rritur imazhin e futbollin në Arabi. Objektivi kryesor është të fitojnë të drejtën për të organizuar Botërorin në 2030, ku kanë hedhur kandidaturën së bashku me Egjiptin dhe Greqinë.

Messi
Messi

Për t’ia arritur këtij qëllimi sheikët arab janë të gatshëm të bëjnë çmenduria financiare, janë bashkuar të gjithë për të afruar në Arabi yjet e futbollit botëror, ata që kanë më shumë influencë. Pasi siguruan shërbimet e C.Ronaldo-s, rivalët e Al-Nassr, klubi Al-Hilal, po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e Leo Messit, janë të gatshëm t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit.

Messi Ronaldo
Messi Ronaldo

Në Arabinë Saudite, rivaliteti ndërmjet Al-Nassr dhe Al-Hilal është shumë i madh, disa e krahasojnë me El Calico-n ku Ronaldo dhe Messi kanë qenë protagonistë absolut për shumë vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb