I dërguari special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, ka deklaruar se pavarësisht “qetësisë relative” tashmë mbi një vit, populli sirian është në mes të vuajtjeve për shkak të gjendjes humanitare.
“Është një ironi tragjike që kjo kohë e qetësisë relative, krahasuar me vitet e mëparshme të konfliktit. Është gjithashtu një periudhë rritjesh të mëdha të vuajtjeve humanitare të popullit sirian. Kjo është një kohë e skamjes ekonomike, e pandemisë, zhvendosjes, ndalimit dhe rrëmbimit, të gjitha këto ndërsa vazhdojnë konfliktet e dhunshme, terrorizmi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut”, tha Geir Pedersen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përmes telekonferencës.
Pedersen tha se ndërsa linjat e betejës nuk janë zhvendosur për ca kohë, ka “shenja të përsëritura” që konflikti 10-vjeçar i Sirisë mund të kthehet “i nxehtë”, duke përfshirë “bombardime të ndërsjella” dhe sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë, “me granatime të shumta në Afrin dhe rreth tij dhe Ayn Issa”, si dhe sulmet ajrore izraelite në Sirinë jugperëndimore dhe zonat e kontrolluara nga regjimi.
Problem është edhe situata e rëndë ekonomike e vendit, tha Pedersen, duke vënë në dukje se shërbimet themelore si uji dhe energjia janë gjithashtu “të rrezikuara në shumë fusha”.
“Shohim të njëjtën vuajtje dhe të njëjtat modele të ngjarjeve dhe dinamikave muaj pas muaji, një model që kam frikë se po i fut sirianët ngadalë drejt një humnere edhe më të thellë,” tha ai.
Pedersenë më tej theksoi një zgjidhje politike me mbështetje të OKB-së për konfliktin për të tejkaluar shqetësimet e vendit.//AA