Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 50 000 gra shtatzëna jetojnë aktualisht në Rripin e Gazës të rrethuar dhe të shkatërruar nga lufta.

”Ka më shumë se 180 lindje çdo ditë, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Agjencia tha se mjekët dhe mamitë po bënin gjithçka që mundeshin për të ofruar kujdes për të sapolindurit dhe gratë shtatzëna me rrezik të lartë në shtatë qendrat shëndetësore të UNRWA që ende funksionojnë.

Agjencia kishte 22 qendra shëndetësore në fillim të luftës më 7 tetor, kur terroristët e Hamasit dhe grupet e tjera nisën një sulm të paprecedentë në tokën izraelite.

Kushtet për civilët në Rripin e Gazës janë bërë të rënda, me furnizime shumë të kufizuara dhe njerëz të detyruar të kampojnë në tenda të improvizuara jashtë. Moti është përkeqësuar gjithnjë e më shumë ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: