Me artistë ndërkombëtarë, mijëra turistë të sjellë në qytet dhe evente që kanë kaluar kufijtë e një venue-je klasike, OMA Dyrrachium është kthyer në pikën më të fortë të jetës së natës në Durrës.
Në pak vite, OMA Dyrrachium është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të argëtimit në Shqipëri, duke u konsoliduar si resto clubi më i mirë në Durrës dhe një nga destinacionet më të forta të verës në vend.
Me një koncept që bashkon restorantin, lounge-in, music events dhe një energji të re në jetën e natës, OMA ka krijuar një identitet të qartë që sot tërheq jo vetëm publikun vendas, por edhe mijëra turistë të huaj që e zgjedhin Durrësin edhe për eksperiencën që ofron ky venue.
Gjatë verës 2025, eventet e organizuara në OMA Dyrrachium sollën rreth 35,000 turistë nga e gjithë bota, ku një pjesë shumë e madhe ishin vizitorë nga Anglia. Për sezonin 2026, bazuar në prenotimet dhe interesin e krijuar deri tani, pritet që ky numër të kalojë 75,000 turistë.
Ky sukses lidhet drejtpërdrejt me profilin artistik që OMA ka ndërtuar. Deri më sot, në OMA Dyrrachium kanë performuar emra si Aaron Sevilla, Floyd Lavine, Cristoph, Young T & Bugsey, Kojo Funds, Phonique, DJ Phaphane, Dyve, Ale Basciano, Diogo Accioly, Bani D & Chriss V, Dre Tala, Nems, Nas, Afri K, Fairplay, Titai, Ani, Ginger Boy, Mya, Rossa, Anya, Mr Woza, Litchi, DJ Shawn, DJ Holy, Samu, Elio, Craya, Bayo, Slohh x Raffs, Idrri, Ani Daya, The Rituals, Teoh, Smallz, DJ Em, Chief, DJ Vvadha e shumë të tjerë.
Programi i verës 2026 pritet të jetë edhe më i fortë. Një nga datat më të rëndësishme të këtij sezoni do të jetë 6 gushti, kur në OMA Dyrrachium do të performojë Morad, një nga emrat më të njohur të skenës aktuale. Po ashtu, gjatë kësaj vere do të organizohen edhe 3 festivale me pjesëmarrje të huaj, kryesisht nga Anglia dhe Franca, duke forcuar më tej profilin ndërkombëtar të venue-së.
Një tjetër fakt i rëndësishëm është se pikërisht në këtë vend ka lindur edhe JORO Club, që sot është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Shqipëri për organizime dhe evente.
Përtej aktivitetit si club, OMA ka treguar se është edhe një forcë reale në organizimin e eventeve të mëdha. Më 12 shtator, OMA realizoi në Sheshin Skënderbej koncertin The Culture, një event që mblodhi rreth 12,000 persona dhe konfirmoi kapacitetin e këtij emri për të prodhuar jo vetëm net të suksesshme në Durrës, por edhe ngjarje me impakt të gjerë në nivel kombëtar.
Ndikimi i OMA Dyrrachium nuk lidhet vetëm me muzikën dhe jetën e natës. Përmes prurjes së rrymave të reja si afro, international dhe electronic, OMA ka ndikuar drejtpërdrejt në promovimin e Durrësit dhe Shqipërisë si destinacione më moderne, më të hapura dhe më tërheqëse për turistët.
Sipas shumë votimeve dhe vlerësimeve të publikut, OMA Dyrrachium renditet në vend të parë si lokali më i mirë në Durrës.
OMA Dyrrachium sot nuk është thjesht një club. Është një adresë që ka sjellë publik, artistë, vëmendje dhe zhvillim real për qytetin, duke u kthyer me të drejtë në pikën më të fortë të jetës së natës në Durrës
