TIRANË – 20 gra të burgosura do të lënë qelinë sot për 2 orë dhe do të ndjekin një shfaqje operistike, një kryevepër komike të Moxartit, duke shënuar kështu një “rekord historik”, pasi është hera e parë që jepet një leje e tillë për të burgosur.

Lajmin e ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas të cilit, grate e dënuara të Institucionit të Edukimit “Ali Demi” do të kenë mundësi të ndjekin një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit sot, dt.15.03.2015, ora 19:00, në premieren “Dasma e Figaros” me muzikë nga Mozart.

Basic CMYK

Ftesa, që vjen për herë të parë, është bërë nga vetë regjisori Nikolin Gurakuqi dhe mbështetur nga Drejtori i TKOB, z. Ilir Kerni. Gjithashtu, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, e mirëpriti idenë, e cila është në përputhje me vizionin e institucionit më të lartë të sistemit të burgjeve në Shqipëri, që ka në fokus rehabilitimin më të shpejtë dhe riintegrimin normal në shoqëri të personave në konflikt me ligjin.

20 grate pjesëmarrëse janë përzgjedhur në bazë të kritereve të besueshmërisë dhe zbatimit korrekt të rregullores në institucion si një formë për të nxitur modelin e sjelljeve të mira.

Forcat e policisë së burgjeve do të shoqërojnë gratë përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në shfaqjen premierë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb