Policia ka kryer një operacion kombëtar antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri tani bilanci është rreth 40 të shoqëruar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivuesë kanabisi.

Operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera teksa po bashkëpunohet me prokuroritë e rretheve. Ndërkohë operacioni është në vijim e sipër. Por ministri i brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi para se pandemia të fillonte një punë të madhe nga Policia për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb