NGA SPARTAK KOKA*

TIRANE-  Kapen 100 kg kanabis sativa me vlerë rreth 140 mijë euro  të paketuara, gati për t’u shitur në tregun e brendshëm të Tiranës. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative seksioni i antidrogës në policinë e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Aeroporti”, duke arrestuar edhe 5 persona.

Droga sipas policisë ishte e destinuar për tregun e brendshëm të kryeqytetit dhe kap vlerën e e shitjes me shumicë prej 140 mijë eurove dhe me pakicë  500 mijë euro.

Operacioni është zhvilluar në periferi të Tiranës, ku fillimisht janë gjetur 10 kg drogë, ndërsa janë vënë në pranga shtetasit:

  1. Ergys Macuku, 31 vjeç, banues në Tiranë;
  2. Alban Qira, 24 vjeç, banues në Borizanë;
  3. Pëllumb Qira, 58 vjeç, banues në Borizanë;
  4. Daniel Hida, 33 vjeç, banues në Tiranë;
  5. Erjon Daka, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës kishte siguruar informacione më herët se këta shtetas merreshin me shitje të lëndëve narkotike.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se droga kishte destinacion tregun e brendshëm të kryeqytetit.

Ndërkohë edhe në banesat e të arrestuarve është gjetur drogë, rreth 90 kg kanabis sativa. Në total vlera e drogës së sekuestruar kap vlerën e 140 mijë eurove. Policia ka gjetur gjatë kontrollit në banesa dhe armë zjarri.


Këta shtetas ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Opel” me targa AA 334 KT, për në Rinas në momentin që u kapën në flagrancë nga Policia. Ky është operacioni i dytë antidroge në kryeqytet brenda 24 orëve të fundit. Një natë më parë policia sekuestroi 1 kg heroinë dhe arrestoj tre persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb