SPAK ka bërë njoftimin e parë zyrtar lidhur me operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku u lëshuan 52 masa sigurimi, ndërsa u sekuestruan miliona euro në Shqipëri dhe Itali, të siguruara nga veprimtaria kriminale.
Në njoftim thuhet se në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:
29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.
Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:
Në Shqipëri:
- 2 kompani ndërtimi,
- 4 shoqëri tregtare dhe restorante,
- 1 agjenci pasurish të paluajtshme,
- 1 TV kabllor,
- automjete luksoze, para cash, etj.
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
Në Itali:
- 9 apartamente,
- 4 kompani,
- 7 llogari bankare,
- 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.
Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.
Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gjyshja” “Gipsi”, “Gabeli”, “Kili”/ Zbardhen nofkat që përdornin trafikantët e kokainës. Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK dhe anti-mafias italiane
-
Operacioni “Ura”/ “Autoritetet italiane dhe shqiptare i dhanë një goditje tre grupeve kriminale”, EUROJUST: U kapën afër 5 mln euro cash, trafikim të 1800 kg kokainë e heroinë
-
SPAK dhe anti-mafia italiane e arrestuan në kuadër të operacionit “Ura”, ky është administratori i “Ligori Travel”. Roli në rrjetin e trafikut të kokainës
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri/ Mentor Kikia: Një ngjarje e rëndësishme, SPAK duhet të kishte vepruar më herët…
-
“Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit”/ Klodiana Lala tregon detaje nga mega-operacioni antidrogë: U regjistruan 30 episode të trafikut të kokainës
-
EMRI/ I arrestuar pak kohë më parë për çështje tjetër! Kush është ish-efektivi i policisë, i doli emri edhe te mega-operacioni “Ura”
-
“Lumenj” droge e miliona euro mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacionin “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi (DOKUMENTI)
-
SPAK dhe anti-mafia italiane “godasin” pronat e Elvis Doçit, Ervin Zeqirit, Adi Çobës e Juxhin Drazhit. Sekuestrohen edhe TV “Vlora Cable” e “Dubai Inn” të biznesmenit Nexhmedin Danaj
-
Kreu i SPAK, Altin Dumani: Operacioni anti-drogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me anti-mafien italiane dhe Eurojust
-
Një polic i dyshuar për përfshirje në grup kriminal, një avokat ndikim të paligjshëm tek zyrtarë të lartë/ Detaje të reja për operacionin antidrogë
-
Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona, për të cilët…
-
Goditja e grupit kriminal në Shqipëri! Prokurori Mara: Masa sigurie dhe për një avokat e zyrtarë shtetëror. Restorante e biznese, ja çfarë janë sekuestruar
-
Transferim parash në kripto, transport i eurove me autobusë dhe…/ Si funksiononte grupi kriminal i goditur nga “Ura”. Rrjeti ishte i ndarë në 3 nëngrupe
-
Operacioni i madh ndërkombëtar antidrogë! Proda: Morën pjesë 349 policë, në gatishmëri të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit
-
Operacioni “Ura”/ Kompani, llogari bankare, restorante luksoze dhe…! Miliona euro asete të sekuestruara në Itali dhe Shqipëri (LISTA)
-
“Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë
-
4.5 milionë euro/ Detaje nga operacioni antidrogë: Grupi “doli zbuluar’ nga bisedat në SkyECC, grupi dërgonte kokainën me korrierë! Paratë silleshin nga Puglia në Shqipëri me autobusë
-
“Bashkëpunim perfekt”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Mafia shqiptare forcë e madhe. Kam besim tek SPAK, do ta luftojë krimin
-
Operacioni anti-drogë me Italinë/ Altin Dumani: U godit një nga grupet më të rëndësishme kriminale në Shqipëri! Të përfshirë në trafik narkotikësh dhe pastrim parash
-
Oficerë të Policisë Belge, SPAK, BKH dhe DVP Berat kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës, në pranga 33-vjeçari Hyda Vila. Kontrollet me letër-porosi nga autoritetet belge