TIRANË- Operatorët turistikë kanë zhvilluar një takim sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj, të cilit i kanë bërë të ditur të gjitha problemet me të cilat përballen. Ata kanë thënë se problemet në infrastrukturë, mbeturinat, postblloqet kanë sjellë ankesa tek pushuesit në Durrës. Gjithashtu operatorët turistikë kanë deklaruar se konflikti ruso-turk favorizon turizmin në Shqipëri dhe për këtë kanë kërkuar një strategji të qartë.

“Pushuesit kanë ankesa për probleme në Durrës. Problemet janë kryesisht në infrastrukturë dhe ambient. Mbeten problem mbeturinat në plazh. Gjithashtu postblloqet janë shumë bezdisës për pushuesit. Të kemi strategji të qartë për turizmin, pasi konflikti ruso-turk na favorizon dhe ne do iu propozojmë kompanive ruse të sjellin turistë në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: