TIRANË- Një video “Off records”, e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut sjell disa të pathëna, duke ekspozuar të ftuarit në kohën që janë jashtë transmetimit.

Në video, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është përballë gazetarëve bën një deklaratë surprizë, kur pohon se në emisionin “Opinion” dilet mirë vetëm duke sharë Fevziun. Sipas Tahirit është vetë publiku që do të shahet Fevziu.

Blendi Fevziu: E more vesh, si e mendon se dilet mirë në këtë emision…Ta thotë vetë. Si dilet mirë në emision?
Andi Bushati: Se mos na bën sherr, si herën e fundit me Fevziun, me arrogancë…
Saimir Tahiri: Unë ja kam thënë Fevziut, ka vetëm një mënyrë të dalësh mirë në këtë emision, të shash Fevziun. Mënyra e vetme, më dëgjo mua.
Armand Shkullaku: Mos merr mend e Ramës…
Saimir Tahiri: Ky publik do vetëm që të shahet Fevziu. Ka krijuar mitin që këtu vihet për të sharë Fevziun dhe del mirë. E ka humb komplet sensin e emisionit.

Ndërkohë në një tjetër sekuencë, gazetari Armand Shkullaku, i thotë gazetares Desada Metaj se babai i vëllezërve Aliko, të akuzuar si drejtuesit e grupit të zjarrit në Lazarat, ka shkuar ka folur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Babai i atyre (vëllezërve Aliko), ka shkuar ka folur me Haki Çakon. Po s’ja thoja dot prej Hakiut”, pohon Shkullaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: