Chelsea është bërë me pronarë të rinj, pas largimit të Roman Abramovich. Organizmat drejtuese të reja në klub po marrin situatën në dorë, teksa po i japin rëndësinë e merituar çdo lojtari.

Pasi dha dakordësinë për të lejuar Romelu Lukakun për të kaluar në formë huazimi te Interi, pronari Tod Bohli është gati t’i japë drejtim edhe çështjes së Armando Brojës. Bohli, sipas asaj që shkruan Evening Standard,  ka planifikuar këtë javë një takim me sulmuesin shqiptar.  Në tryezë padiskutim që do flitet për të ardhmen e lojtarit kuqezi, e cila akoma është e paqartë.

Armando Broja luajti si i huazuar te Southampton, ndërsa në përfundim të sezonit u detyrua të kthehej te Chelsea.

 

Gg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: