Analisti Alfred Lela është përplasur me gazetarin Albi Xhunga, në emisionin “Real Story”, në News24.

Në një lidhje me “Skype” nga Belgjika, gazetari Xhunga akuzoi opozitën, por i fortë ishte reagimi i Lelës, i cili vlerësoi rolin e opozitës, që nga dalja nga Parlamenti, deri te protestat.

Pjesë nga debati:
Xhunga: Ky mandat i dytë i socialistëve gjen përballë një opozitë të dërrmuar nga frika. Mendoj që skena politike shqiptare duhet të çlirohet, është e okupuar sot. Nuk ka mundësi asnjë forcë e re politike të futet në skenë. Duhet të pyes Lelën se nga ju vjen argumenti se njëra palë ka frikë, tjetra jo?

Lela: Një gjë që s’ja marrim dot pushtetit 30-vjeçar, s’ja kërkojmë dot reformës për 3 muaj. Pasi të shohim shenjat e para, ne mund të japim argumente të funksionimit ose jo. Nëse jeni ulur në bankat e klasave fillore, unë s’besoj se është ky niveli i bisedës. Por, unë mendoj se një nga arsyet e protestës së opozitës ka qenë dhe frika se pushteti do t’i kalojë mazhorancës, por edhe se pushteti gjyqësor do të përdoret për të infektuar zgjedhjet. Balanca është fshirë me gjithsej dhe është hequr edhe mundësia e konkurrencës, e garës së ndershme.

Xhunga: Nga cila bazë vijnë këto shqetësime?
Lela: I dashur zotëri, unë nuk jam zëdhënësi o opozitës, jam panelist i emisionit, dhe kam tendencën për t’i pranuar pyetjet nga Sokoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb