Një vajzë e vogël është shpëtuar pas 68 orësh të bllokuar nën rrënojat në Antakya të Turqisë.

Helena u gjet e gjallë tre orë pasi Mehmeti, 10 vjeç, gjithashtu u shpëtua.

Periudha e parë 72-orëshe pas një tërmeti konsiderohet si dritarja kritike për të gjetur njerëz të gjallë.

Shkalla mesatare e mbijetesës pas 24 orëve të para bie nga 74% në 22% në ditën e tretë dhe 6% në të pestën, sipas një eksperti të rreziqeve natyrore në Universitetin Nottingham Trent.

https://www.youtube.com/watch?v=Xwh-AngP-Zk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb