Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi bashkëpunonin në dhënien e ndihmës për shtetasit e huaj, në mënyrë që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin.

Në kuadër të operacionit “Camouflage 6” është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet E. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Ndërkohë në kuadër të operacionit të koduar “Camouflage 7”, u arrestua në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet E. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas, kundrejt shpërblimit monetar, kryente transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, me ndihmën e personave të tjerë, kryente transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht edhe 9 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb