Recetë nga Eneida
Përbërësit

Për orizin:
1 gotë oriz basmati
2 gota ujë
1 lugë e madhe vaj ulliri
1/lugë e vogël kurkuma

Për perimet:
2 qepë të njoma
1 presh
1 karotë
1 spec jeshil
Lakër e bardhë
Lakër e kuqe
1 fetë xhinxher
3 lugë vaj ulliri
1 thelp hudhër
Majdanoz
Piper i zi
Piper i kuq i ëmbël
Xhinxher pluhur
2 lugë të mëdha salcë soje

Përgatitja
Orizin e shpëlajmë mirë deri sa të nxjerri ujë të pastër. Më pas e kalojmë në tenxhere me vaj ulliri, kripë, kurkuma dhe ujin dhe e vendosim të ziejë në temperaturë të lartë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim temperaturën dhe e lëmë rreth 10 minuta. Më pas e heqim dhe e lëmë të ftohet.
Në një tigan të thellë tip wok, shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim qepët e njoma dhe preshin të prera në feta të holla, si dhe xhinxherin. Pak më vonë shtojmë dhe hudhrën. Sapo të zbuten, shtojmë karotën e grirë në rende, specin e prerë hollë, një fixhan çaji me lakër të bardhë të prerë hollë dhe një me lakër të kuqe. I skuqim deri sa të zbuten dhe të marrin ngjyrë dhe shtojmë kripën, 2 llojet e piperit, xhinxherin pluhur si dhe gjysëm gote ujë. Sapo të thithin ujin, shtojmë salcën e sojës. I gatuajmë 1 minutë dhe shtojmë orizin. I trazojmë bashkë dhe i servirim me majdanoz lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb