Në një vend demokratik, gazetaria qendron në zemër të shoqërise së lirë. Liria e medias mbetet një nga treguesit kyç të funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në konferencën për Mediat në Evropën Juglindore, organizuar nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, u vu theksi tek liria, krijimi i mjedisit të duhur për profesionalisëm në media. Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Ambasadori Jan Braathu theksoi se liria e medias është e domosdoshme për demokracinë.
“Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias dhe liria a shprehjes janë thelbësore për të mbështetur demokracitë tonë. Për këtë ne duhet të punojmë së ashku. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Është me rëndësi që të diskutohet lidhur me këtë çështje. Pas sigurinë nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.
Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran, nënvioi se gazetaria nuk është vetëm një profesion apo industri. Ajo ende përballet me sfida dhe presione.
“Edhe pse kontekstet mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin, presionet janë jashtëzakonisht të ngjashme: rënia e besimit tek institucionet, manipulimi i informacionit, zvogëlimi i pluralizmit mediatik, gjuha e urrejtjes në internet, sulmet ndaj gazetarëve dhe pasiguria në rritje mbi informacionin që mund t’i besohet. Siguria sot nuk lidhet vetëm me territorin apo infrastrukturën. Ajo lidhet edhe me integritetin e hapësirave të informacionit ku qytetarët formojnë opinionet, marrin pjesë në jetën publike dhe bëjnë zgjedhje demokratike”, tha Tarran.
Drejtoresha e Përgjithshme e “Focus Media News” Dhurata Çupi, nënvizoi se mediat në Shqipëri gjenden në një moment kritik të sjelljes dhe presionit politik.
“News24 është media më e besueshme për pasojë të presionit politik, pasi të jesh e sulmuar nga të gjitha partitë, qytetarët e kanë si pikë reference për të pasur informacion të vërtetë. Kjo është media që përcjell informacion të vertëte dhe transparent. Kemi një grup gazetarët të jashtëzakonshëm, janë të guximshë. Media jonë jonë ndiqet për shkak të sulmeve të vazhdueshme politike dhe është 1 vit që u bllokua nga qeveria. News24 transmeton investigime me kurajo dhe pa bërë kompromis nga apo presion politik.
OSBE është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të lirisë së medias, që të garantojmë ligje për të mbrojtur mediat”, u shpreh ajo.
Ndërsa raportet ndërkombëtare vijojnë të ngrejnë shqetësime për presionet ndaj gazetarëve dhe pavarësinë editoriale, sfida mbetet garantimi i një mediaje të lirë, profesionale dhe të pandikuar.
