Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur me një fitore 2-1 për bardheblutë dhe për Ardian Memën, është e qartë se ka vetëm dy shpjegime për atë që kanë bërë skuadrat në fushë. Duke folur në “Sport News Plus” në “News 24”, ai shpjegoi se Vllaznia ra totalisht përballë lojës së Tiranës.

“Merita e Tiranës? Është këmbëngulëse, mund të pësonte dhe të dytin, por më pas ishte Tirana gjithmonë në zotërim. Shihje Vllazninë që nuk bënte më shumë se dy pasime, te i treti e jepte top të gjatë, gjithçka fliste për Tiranën.

Para ndeshjes, i referohesha asaj që ka bërë në “Air Albania” dhe e ekzekutoi shumë mirë. E prisja një ndeshje të fortë si mes rivaleve direkte. Por duke parë ecurinë e ndeshjes, mund të them se ka dy rrugë: ose Vllaznia kishte paaftësi se nuk mund të bënte dot dy pasime, ose Tirana është shumë e fortë. Unë i pranoj të dyja.

Tirana është ekip që e ka në ADN-në e vet që është këmbëngulëse dhe ka edhe durimin, duhet durim të arrish atë që i kë vënë si objektiv vetes. Kishte shkuar me objektiva të qartë, të mos humbte se vinte edhe nga një ndeshje në derbi barazim.

E kishte objektiv të kishte ekuilibër dhe të sulmonte ashtu siç di Tirana, që është agresive në sulm kur luan futboll, sidomos kur do të shënojë”, tha Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb