Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli pas dy sezonesh. Klubi napoletan është gati të ulet në tavolinë me klubet e interesuara, të cilat kanë në dispozicion 100 milionë euro.

Sipas asaj që shkruajnë mediet, hipoteza e parë është Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi dhe profili i nigerianit duket i duhuri.

Së fundmi, në garë është futur edhe një skuadër tjetër. Pronarët e rinj të Newcastle dëshirojnë kualifikimin e “qymyrxhinjve” në Europë në sezonin tjetër dhe kjo mund të arrihet vetëm me emra të mëdhenj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb