Victor Osimhen për të “harruar” Kylian Mbappe. Në shtëpinë e PSG kanë nisur të përpilojnë strategjinë për sezonin e ri, ku për herë të parë janë të qartë edhe në lidhje me Kylian Mbappe. Ylli francez do të transferohet në Madrid duke lënë një “gropë” të madhe në Paris. Sheiku Al Khelaifi, dhe pjesa tjetër e stafit drejtues, janë të qartë edhe në lidhje me zëvendësuesin e tij, nigeriani shihet si profili ideal, për këtë arsye e kanë vendosur në majën e listës së dëshirave.

Osimhen
Osimhen

Pengesa e vetme në këtë pikë është shuma që kërkon De Laurentiis, 130 milionë euro. Bosi i Napolit është i hapur të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e nigerianin, por as që ka ndërmend të bëjë skonto kur vjen puna te shuma që kërkon për kartonin e tij. De Laurentiis është i qartë se për Osimhen ka shumë oferta, mbi të gjitha nga klube në Premier League, ku Chelsea, Arsenal dhe Man.United janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë.

Osimhen Chelsea
Osimhen Chelsea

Osimhen po kthehet në një shqetësim për De Laurentiis pasi së fundmi në Itali po hetojnë transferimin e tij nga Lille te Napoli, një tjetër arsye e fortë që De Laurentiis të lirohet nga Osimhen.

061413583 06bbd79e D250 46f6 9b45 F6088742fc06
061413583 06bbd79e D250 46f6 9b45 F6088742fc06

Me paratë që do të përfitojnë nga shitja e tij, drejtuesit e klubit do të investojnë në merkato për të përpiluar ekipin për sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: