Ish-lojtari i Real Madrid, Mesut Ozil ka dhënë mendimin e tij para El Classicos ndaj Barcelonës.

“Barcelona ka lojtarë të mirë në çdo pozicion, por ata kanë pasur shumë lëndime këtë sezon. Ndoshta duhet t’i kushtojnë pak më shumë vëmendje vetes dhe gabimeve të tyre dhe jo gjithmonë të ankohen për gjyqtarët. Nuk ndihmon. Real Madridi po kalon një sezon fantastik. Nuk e prisja pasi Karim (Benzema) u largua nga klubi, por ata po bëjnë shumë mirë.

“Ndryshimi i El Clasicoss ndër vite- Në atë kohë ishte ndeshja më e rëndësishme në botën e futbollit. Fatkeqësisht për ne, Barça ishte ndoshta Barça më e mirë në histori. Barça e Pep ishte në një nivel tjetër, sigurisht ndryshe nga Barça aktuale. Mendoj se për momentin vëmendja mbarëbotërore është përqendruar më shumë në ndeshje si Liverpool-Manchester City apo duele të tjera në Premierligë. Këtu mendoj se El Classico ka rënë dhe është turp.

“Por, ky nuk është faji i Real Madridit, pasi është padyshim një nga skuadrat më të mira në botë. Problemi është Barça, e cila ka humbur potencialin”, deklaroi Ozil.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb