Ministri Arben Ahmetaj në një lidhje me Skype me News 24, deklaroi se gazetarët e shtypit të shkruar do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike “Rama 2”.

Që prej 12 marsit shtypi i shkruar nuk punon për të mbrojtur lexuesit si pasojë e pandemisë COVID 19, por ministri tha se gazetarët që po qëndrojnë në shtëpi, nëse kanë dalë të papunë do jenë pjesë e kategorise prej 66 mijë qytetarëve.

“Qeveria është fokusuar te qytetarët më në nevojë edhe ne jemi të kufizuar me ndihmat që kemi, por nëse gazetarët e shtypit të shkruar kanë dalë të papunë ata janë pjesë e 66 mijë personave që folëm më sipër”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb