PAA ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, për mentalitet denigrues për disa qindra punonjës policie që i kanë shërbyer me përkushtim dhe dashuri policisë së shtetit edhe në kohët e saj më të vështira.

“Askush nuk duhet ti hapë rrugën askujt. Kushdo duhet të meritojë plotësisht vendin që synon. Policia e shtetit, Garda e Republikës dhe Ushtria duhet të jenë institucionet kombëtare ku politika nuk duhet të zgjasë duart elektorale dhe nepotike.” – thuhet në deklaratën e PAA shpërndarë mediave.

Deklarata e plotë:

Mentaliteti i Rama dhe Lleshaj është denigrues për disa qindra punonjës policie që i kanë shërbyer me përkushtim dhe dashuri policisë së shtetit edhe në kohët e saj më të vështira.

Askush nuk duhet ti hapë rrugën askujt. Kushdo duhet të meritojë plotësisht vendin që synon.

Policia e shtetit, Garda e Republikës dhe Ushtria duhet të jenë institucionet  kombëtare ku politika nuk duhet të zgjasë duart elektorale dhe nepotike.

Në vitin 1997 Qeveria e Pajtimit Kombëtar bëri thirrje publike në TV që ish-policët dhe ish-ushtarakët të riktheheshin dhe të shërbenin për rivendosjen e rendit publik.

Të mos kujtohemi për policët dhe ushtarakët vetëm në kohë krizash.

Në asnjë vend demokratik kriteri i përzgjedhjes dhe promovimit të policëve dhe ushtarakëve nuk varet nga bukuria sipërfaqësore apo nga tiparet dhe përmasat fizike.

Përzgjedhja dhe promovimi i tyre ndjek një rrugë dhe rregulla strikte të karrierës profesionale.

Ky mentalitet pasqyron tendenca arrogance dhe abuzuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb