Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kokë gjedhi, 1 qepë, 1 gjethe dafine, 6-7 kokrra piperi, 2-3 lgj vaj ulliri, ½ lgj salcë, 1-2 lgj miell, 2-3 thelpinj hudhër
2-3 lgj uthull, ½ limon.

Përgatitja

Koka pastrohet, copëtohet në dysh dhe vendoset në një enë me ujë të bollshëm dhe e lemë për 2 orë që të largohet gjaku.

Më pas kokën e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë sa të mbulohet plotësisht koka (rreth 1.5 litër). Vendosim brenda 1 qepë, 6-7 kokrra piperi, 1-2 gjethe dafine. E lemë kokën të ziejë në temperaturë të ulet sa të shqiten kockat. Pastrojmë mishin nga kockat dhe kullojmë lëngun.

Në një tenxhere hedhim 2 lugë vaj dhe kaurdisim miellin derisa të marrë ngjyrë ari. Më pas shtojmë salcën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë lëngun (që ka nxjerrë koka gjatë zierjes) në mënyrë graduale duke e përzier derisa të fillojë të marrë valë. Më pas shtojmë mishin e copëtuar dhe e lemë paçen të lidhet në temperaturë të ulët për 5 minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper.

Përgatisim salcën që do të servirim paçen. Përziejmë në një enë 3 lugë uthull, 2 lugë vaj ulliri, 2-3 thelpinj hudhër të shtypur dhe 2-3 lugë lëng limoni. I përziejmë të gjithë përbërësit në blender. E servirim paçen të nxehtë duke i shtuar dy lugë nga salca e përgatitur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb