LUSHNJE – Paratë e energjisë elektrike, që një qytetar lushnjar ka paguar, nuk janë derdhur në OSHEE, pasi dy punonjësit e Postës nuk ia kanë arkëtuar ato. Si rrjedhim, “debitori” i energjisë ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj ndaj N.K, 66 vjeç dhe H.D, 48 vjeç.

Policia e Shtetit njoftoi se “procedimi në gjendje të lirë për të dy punonjësit filloi sepse ndaj tyre ka bërë kallëzim, shtetasi P.K, 67 vjeç, banues në Lushnje. Këta shtetas me detyrë punonjës të Zyrës së Postës, nuk kanë arkëtuar pagesat e energjisë që ka kryer ky shtetas në librezat e energjisë.

Tashmë, materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale ”Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: