SHBA

Një qytetar nga Utah, Terry Sanderson, ka ngritur një padi ndaj Gwyneth Paltrow, për një aksident me ski, në të cilin thotë që ka mbetur i plagosur dhe artistja nuk ka kërkuar ndihmë.

Episodi ka ndodhur në shkurt të 2016 në një pistë për fillestarë të Deer Valley Resort, në Salt Lake City. Burri thekson që Paltrow kishte humbur kontrollin e skive dhe kishte rënë mbi të, duke i sjellë dëmtime në tru dhe thyerjen e katër brinjëve.

Sanderson ka akuzuar gjithashtu një mësues skish atje, që ka plotësuar një raport fals për incidentin, duke raportuar që aktorja nuk e kishte shkaktuar rrëzimin e tij. Në zëdhënës i yllit ka thënë që kjo padi ‘është e pabazuar”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb