TIRANË

Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar padinë që Avokati i Popullit ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani për procedurën e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Berishës, në këtë padi ka akuza të tjera dhe Dvorani vetëm me akuzat që ka në padinë e Presidentit Meta rrezikon të dënohët nga 14- 35 vite burg. Siç e ka përmendur dhe më herët, Dvorani është një vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kaloi Vettingun dhe pse nuk justifikonte 100 milion lekë pasuri.

Pas padisë së Metës vitin e kaluar ndaj kreut të KED, tashmë kjo është padia e dytë e cila çon më tej përplasjen Presidencë- Qeveri sa i përket ngërçit në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi pritet të dërgojë 5 pyetjet e Komisionit Hetimor i cili zgjeroi hetimin ndaj Presidentit jo vetëm për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit por edhe për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzon kreun e KED se ka shpërdoruar detyrën duke i dërguar dy lista njëherësh për dekretim, të cilin Presidenti nuk e bëri. Kuvendi nga ana tjetër dekretoi Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën, kurse Arta Vorpsi e cila ishte automatikisht e emëruar u ‘dogj’ nga Meta që dekretoi Xhaferllarin.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS

Akuza te tjera per krime te renda dorezohen kunder Dvoranit ne prokurori!

Kesaj radhe ai paditet nga Avokati i Popullit!

Miq, shkaterrimi me qellim kapjen e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia ka zhdukur shtetin ligjor ne Shqiperi, eshte njeri nga faktoret kryesor te bllokimit te negociatave te Shqiperise me BE, ka krijuar abuzim masiv ne dhjetra mijra raste me te drejtat e njeriut, dhe i ka shkaktuar vendit jo me pak se 4 miliard euro deme ne ceshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara ne fitimet munguara ne detyrime kamatash e ne largimin e investimeve te huaja dhe refuzimin e prere te investitoreve te huaj per te investuar ne nje vend pa shtet ligjor. E gjitha kjo erdhi se per te kapur drejtesine Edvin Mafia, ai perdori metoden topdoën dmth e metoden e dekompozimit apo shkaterrimit dhe ndertimit nga siper, ne rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij ne krye te Dvoran KED, Kunat KLP te institucioneve te shkaterruara.

Ne kete kontekst per vendin ndertimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese eshte nje emergjence e vertet.
Por ndertimi i tyre duke dhunuar ne menyre flagrante kushtetuten, dmth ndertimi i tyre jo si institucione kushtetuese te shtetit ligjor por si shpella te reja te mafies se Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij eshte nje ndeshkim i ri i Shqiperise. Keshtu, keto kohe, Edvin Mafia, i sherbyer nga nje narkohorr si Dvorani, qe kaloi me sukses vetingun duke perdhosur ate pasi nuk justifikonte rreth 100 milion lek dhe ishte blere nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetra mijra euro per procese gjyqesore ne konflikt flagarant interesi, hodhi tentakulat e tij mafioze mbi gjykaten kushtetuese.

Per veprimet e tij mafioze presidenca e ka paditur pseudogjykatesin vegel e Edvin Mafise per nje seri akuzash te renda, per te cilat ai duhet te denohet 15-34 vjet burg. Por peveç presidences ate e paditi keto dite edhe avokati i popullit i ngarkuar me kushtetute per mbikqyrjen e veprimtarise se Dvoran KED.

Per me hollesisht per akuzat e renda te avokatit te popullit ndaj ketij perfaqesuesi te mafies shteterore ju ftoj te lexoni artikullin e meposhtem! sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb