Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.

PD e LSI e çuan çështjen e 25 prillit deri në Gjykatë dhe e kanë nisur me Gjirokastrën. Ivi Kasoi kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS.

Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër. Edhe sot Kolegji Zgjedhor si KAS nuk pranoi marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën si dhe nuk konstatoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun jugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb