Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një statusi të Edi Ramës i cili ka publikuar sure nga Kurani.

Në statusin e tij në Fb, Berisha thotë se Rama nuk mund të mbulojë dot tradhëtinë kombëtare që i bëri Haradinajt me padinë për shpifje duke publikuar vargje nga Kurani.

Ai e paralelizon këtë gjë me terroristët, për të cilët thotë se janë vrarë me Kuran në gji duke menduar se mund t’i mbrojnë krimet e tyre monstruoze.

POSTIMI I SALI BERISHËS

Nuk mbulohet tradhetia kombetare me sure dhe vargje te Kuranit o kryetradhetar i kombit.

Miq, sot per te mbuluar aktin e larte te tradhetise kombetare thiken e tmerrshme qe i futi pas shpine Kosoves dhe kombit ka perdhosur edhe Kuranin duke vendosur ne Facebook vargjet e tij! sb

“O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura.

ps: Edhe terroristet qe kryejne krime monstruoze kur jane vrare jane gjetur me Kurane ne gji duke menduar se mund ti mbroje nga krimet e tyre.

Saka
Saka

Kryeministri Rama sot e nisi ditën e tij nga Ukraina me një status në Fb ku citonte fjalët e shenjta të Kuranit

POSTIMI I RAMËS

FJALË TË SHENJTA

O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë

(Kur’an, 49: 6 )

Ghhh
Ghhh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb