Për deputeten e PS Blerina Gjylameti në vite të vështira si këto dy të fundit në vend nuk mund të diskutosh për  lehtësira për sektorët që nuk janë kyç. E ftuar në emisionin “Real Story”, Gjylameti tha se në këto dy vite ka pasur vështirësi në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Politikat fiskale apo sektoriale duhen marrë në kontekstin e  një buxheti shteti që duhet të mbahet nga taksat dhe të ndihmojë shtresat vunerabël. Këto 2 vite ka pasur vështirësi në të gjitha  sektoret Ka një debat mes bujqëve dhe faktit se pse nuk preken pijet energjitike dhe produktet e luksit. Në vite të vështirë nuk mund të diskutohet për lehtësira për sektorët që nuk janë kyç. Për sektorin e prodhimit të birrës ne kemi kërkuar një akcizë më të ulët”- tha ajo.

Nga ana tjetër për Ardian Civicin duhen bërë politika stimuluese për të zëvendësuar lënët e para të importit nga të cilat Shqipëria është e varur.

“U bë disa vite që të bënim një paketë rregullative për heqjen e kostove të tepërta dhe burokracitë. Ta shikojmë në një kndvështrim tjetër.  Ne jemi të varur nga tregu ndërkombëtar. Duhet të ndryshojmë strukturën. Duhen bërë politika për të zëvendësuar lëndët e  para të importit. Zhvillimi i blegtorisë në Shqipëri për shembur ka raste që mbështetet në barin e përpunuar”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb