DURRËS

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka falënderoi në një deklaratë për mediat të gjithë bashkëpunëtorët që sic u shpreh ai, punuan fort për të arritur fitoren e ditës së sotme.

“Është momenti që të shohim nga e ardhmja të projektojmë të ardhmen tonë, është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot, prandaj unë kam falënderimet më të mëdha për të gjithë.

Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund kjo fitore do të konfirmohet në të gjithë kutitë e votimit.”- u shpreh Paloka.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb