TIRANE- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur sërish deklaratës së ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka theksoi se Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.

Ndërkohë, demokrati nuk i ka kursyer paralajmërimet për Gjiknurin, ndërsa i kujton tik-taket e kohës.

REAGIMI I PALOKËS
Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt.
Gjate “llogaridhenies” ne Selenice, Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri, Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS…”
Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.
Po Gjiknuri ?
Tik-tak…Tik-tak
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: