Një termocentral në provincën jugperëndimore Muğla të Turqisë u evakuua për shkak të një zjarri pyjor në zonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zjarr ka arritur në perimetrin e Termocentralit Kemerköy në rrethin Türkevleri, ndërkohë që përpjekjet për të shuar zjarrin kanë hasur në pengesa nga erërat e forta në rajon.

I gjithë personeli është evakuuar nga termocentrali, ndërsa materialet e ndezshme dhe shpërthyese janë hequr gjithashtu.

Cisterna uji dhe kamionë zjarrfikës janë vendosur në termocentral në rast se zjarri përhapet më tej drejt ndërtesës kryesore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb