Pamje të pazakonta vijnë nga qendra e kryeqytetit, metropoli shqiptar, vendi ku janë të gjitha institucionet qendrore më të rëndësishme të vendit dhe ku ndodhet ‘ajka’ e kombit.

Policë që ecin më këmbë si në filmat e perëndimit të egër që si për ironi të fatit kanë edhe maska në fytyrë dhe pas tyre automjetet të cilët nuk po shkojnë drejt asnjë armiku vetëm nëse armiq janë qytetarët që protestojnë për atë që mendojnë se është e drejtë. Nga momenti në moment duket sikur policët do nxjerrin nga brezi armët për të fituar duelin me protestuesit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se efektivë të shumtë policie i janë drejtuar zonës ku ndodhen protestuesit mbi parkun “Rinia” për t’i shpërndarë dhe liruar rrugën. Por nga ana tjetër protestuesit janë përgjigjur me thirrjet “polici e paligjshme”, “protesten e lejon kushtetuta”, “Me cilin ligj po na largoni”, “Ne jemi teatri” etj dhe nuk kanë lëvizur nga vendi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: