Një kamera e vendosur brenda një makina ka fiksuar momentin kur shoferi, nxjerr pistoletën nga brezi dhe nis të qëllojë në drejtim të një shoferi tjetër, që pati një mosmarrëveshje të çastit. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Miami të SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se incidenti nisi kur 30-vjeçari Eric Popper vendosi t’i bllokojë rrugën një shoferi tjetër në autostradën Miami-Dade.
Popper më pas shikon në pasqyrë për të parë reagimin e shoferit që i del përpara të cilin e ofendon. E duke parë se shoferi i nervozuar po i afrohej, ai nxjerr pistoletën.
Pasi që vetura tjetër kalon pranë tij dhe duket se shoferi tjetër ia godet veturën me shishe, ai shtie mbi të me 11 plumba.

Për fat të mirë nga këto të shtëna nuk është lënduar askush, ndërsa Popper që punon si inspektor në departamentin e zjarrfikësve në Miami, tani po akuzohet për rrezikim jete dhe nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, mund të qëndrojë prapa grilave deri në 15 vite.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: