Viruset përhapen në mënyrë të frikshme në çdo moment dhe ne nuk e vëmë re këtë gjë.

Por, një eksperimenti i realizuar së fundmi në Japoni tregon qartë si përhapen viruset, kur vetëm një person është i infektuar.

Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant. Ajo është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Para se dikush të mund të shërbente vetveten, studiuesit aplikuan një locion fluoreshente në duart e njërit prej subjekteve.

Locion përfaqësonte grimcat e një kollë në dorën e dikujt, dhe çdo gjë që binte në kontakt me të do të shfaqej më vonë nën një dritë ultraviolet.

Subjektet u lanë të lirshëm në bufe për 30 minuta.

Në fund të eksperimentit, locioni kishte shkuar kudo. Subjektet u shfaqën të tronditur kur drita zbuloi se locioni tani ishte në duart e çdo pjesëmarrësi. Disa madje e kishin në gojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb