Zbardhen detaje të reja nga vrasja me thikë në Elbasan. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur 23-vjeçari Regis Runaj dhe se vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima Regis Runaj ishte mik i tij.

Referuara burimeve nga vendngjarja viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik.  Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge.

Siç raportoi gazetarja Bezat, i riu është qëlluar disa orë më parë, por është transportuar vonë për në spital, prej ku ka ndërruar jetë rrugës, për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë, “BalkanWeb” sjell dhe pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet zona e rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat po bëjnë krehjen e gjithë zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb