Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare i pranishëm në panairin e 35 të librit të zhvilluar në Torino u shpreh se çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën.

Theksojmë se Shqipëria ishte e ftuar nderi në këtë event të rëndësishëm të librit botëror.

“Unë e çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur. Më jep një gëzim të madh. Nuk është thjesht një gëzim që dëgjoj, sepse dëgjoj fjalë të mira për Shqipërinë. Është një lajm i gëzuar për vendin, por gëzimi shpërndahet në të gjithë qenien time. Mendoj se kjo shpërndahet te gjithsecili prej nesh dhe kjo është ajo për çfarë popujt jetojnë për interesat e larta të tyre. Duan që të jenë të dobishëm për vetën, kur një popull është i dobishëm për veten është dhe për të tjerët. Shqipëria dhe vendet që e rrethojnë, jem një shtet i vjetër evropian, i shekullit të XV dhe këtë s’para e themi. Nuk e thonë as të tjerët dhe kjo mua më krijon një acarim herë pas herë sepse më duket e padrejtë që ti mohohet një populli e kaluara e tij. Kjo nuk është një e kaluar për të shitur mend, për tu mburrur kot së koti, për të bërë moral të tjerëve por është një e kaluar që lidhet me të ardhmen. Çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën, BE me ish-shtetet e vjetra të shekullit XV, ku Shqipëria ka qenë një ndër to. Dhe kjo s’para thuhet. Në shekullin XV Shqipëria ka qenë ven i rrallë ku është botuar letërsi latine dhe shqip, paralele. Këtë ne e kemi harruar për duhet ta kthejmë dalë nga dalë dhe duhet të jemi krenarë për këtë gjë. Duhet të kemi shpresë për këtë gjë. Ndaj këtë ndjesi ngazëlluese më shkaktoi mua sot. Ishte shumë e bukur dhe jam shukë mirënjohës”, ishte ky mesazhi i Kadaresë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: