Vjedhje në shtëpinë Windsor. Sipas BBC, një anëtar i stafit mbretëror pranoi se kishte marrë sende me vlerë nga Pallati Buckingham dhe më pas i kishte shitur ato në eBay.

”Fajtori me emrin Adamo Canto, një vendas nga Scarborough, North Yorkshire, në shërbim të mbretëreshës Elizabeth II që nga viti 2015, ishte transferuar në detyra të tjera pas pandemisë”, shkruan vanityfair.it.

Në thelb, me shpërthimin e Covid-19 dhe transferimin e sovranit, atij iu dhanë detyra për pastrimin e Pallatit, me mundësinë e hyrjes nëpër dhoma.

Kështu, sipas asaj që mësohet, policia gjeti “një pjesë të mallrave të vjedhura në akomodimin e tij në Royal Mews si foto të autografuara, një album të takimit me Trump, përmendore të ndryshme dhe dy medalje të çmuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb