Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për situatën me pandeminë.

Rama thotë se nga parashikimet Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj duhet të kompensim i të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Ai shtoi se duhet një plan praktik ekonomik rajonal i implementuar dhe monitoruar nga gjithë liderët e ballkanit por duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

”Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.

Aq lehtë sa ç’e bëjmë kur bëjmë një Këshill tjetër, ta bëjmë dhe në këtë format. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë. Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë sistuatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra etj.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb