ANGLI – Disa persona janë plagosur pasi një makinë shkoi furishëm drejt trotuarit duke përplasur kalimtarët jashtë Muzeut Historik të Londrës këtë pasdite.

Rojet e sigurisë kapën shoferin që drejtonte makinën, i cili më pas u arrestua nga policia në zonën e quajtur Kensington.

Qindra turistë të tmerruar u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi, agresori me automjetin “Toyota Prius” sulmoi turmën e njerëzve dhe më pas u përplas me një makinë tjetër të parkuar, sipas dëshmitarëve.

Fotot dramatike nga vendngjarja tregojnë se si rojet e sigurisë mbajnë të shtrirë në tokë agresorin e gjakosur.

Muzetë më të afërt janë evakuuar menjëherë nga policia. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore më të afërta për të marrë mjekimin e nevojshëm, shkruan Mail Online. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: