Në Milano një çështje që do të diskutohet në verë do të jetë e ardhmja e Stefano Piolit. Krahasuar me disa muaj më parë, trajneri emilian sigurisht që ka fituar më shumë shanse për t’u konfirmuar, por çdo vendim përfundimtar do të merret vetëm në fund të sezonit kur të gjithë drejtuesit do të bëjnë “fotografinë” e edicionit.

Skuadra ka përmirësuar trendin e rezultateve në kampionat, duke arritur në vendin e dytë dhe nëse kuqezinjtë e mbyllin në këtë pozicion Serie, Pioli me gjasë do vijojë të qëndrojë në pankinën e ekipit.

Një faktor që do ketë peshën e vet natyrisht ka të bëjë me ecurinë e Milanit në Europa League, e në rast triumfi, do fshihej njolla e dështimit në Champions League.  Bilanci do bëhet në fund të sezonit, por Pioli duhet të justifikojë…gjithçka.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: