Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, pas humbjes kundër Norvegjisë për mediat është shprehur se ky rezultat erdhi si pasojë e kondicionit fizik.

Çfarë nuk shkoi? Cilat janë përgjigjet që more nga kjo sfidë?

Diferenca ishte në planin fizik sepse ato ishin më para se ne. Kishim disa lojtarë jo në nivelin e duhur fizik dhe kjo ishte diferenca

Ndryshoi menjëherë në pjesën e dytë sa hodhe në fushë Balajn

Luanin ngadalë dhe na bllokonin norvegjezët. Mendova se me dy sulmues ata do ta kishin më të vështirë

2 ndërrime të detyruara dhe 2 që nuk u përdorën. Përse?

Këta ishin ndërrimet që doja të bëja. Grezdën nuk e nxora sepse ishte i vetmi që driblonte.

A kishte mungesë dëshire nga lojtarët?

Mungonte pak, sepse Ajerti apo Mavraj nuk i kishin minutat në këmbë

Mendimi për debutuesit?

Ramadani u paraqit mirë, bëri një ndeshje pozitive.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb