Teksa thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me koronavirusin, Papa Francesku vjen me një mesazh drejtuar politikanëve.

Ati i Shenjtë u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënëse dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen.

“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve”, tha Papa Francesku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: