GREQI

Papa Françesku ka pranuar ftesën për të vizituar në shtator Greqinë. Ishte Presidentja Katerina Sakellaropoulou ajo që në një bisedë telefonike ka ftuar Papën në vendin helen dhe ai ka shprehur dëshirën për të udhëtuar pas dy muajsh.

Në fakt ai ka shprehur shqetësimin e pandemisë dhe shpreson që kushtet tia lejojnë vizitën në Greqi.

Vatikani dhe Athina zyrtare duket se kanë nisur lëvizjet e organizimit të vizitës papale që tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb