Spekulimet po vazhdojnë të rriten rreth shëndetit të Papa Françeskut, pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme të tij. Edhe ditën e sotme Ati i Shenjtë u pa duke vujatur në tentativën e tij për të ecur dhe ulur pa ndihmë në karrige.

Teksa thashethemet për dorëheqjen e Papës 85-vjeçar, i cili ka shërbyer për nëntë vite po përhapen pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë kardinalësh, ditën e sotme Ati i Shenjtë u fotografua në vështirësi para audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai dukej se ishte në siklet të dukshëm gjatë hipjes dhe zbritjes nga karrigia dhe shoqërohej nga dy ndihmës, të cilët në momente të caktuara shiheshin teksa e mbanin prej krahu për të suportuar lëvizjet e Papës.

Gjtihsesi, Papa Françesku ishte ende në gjendje të mbante fjalimin e tij javor dhe të përshëndeste audiencën, ku foli gjithashtu për viktimat e tërmetit shkatërrues në Afganistan dhe për dhunën në Meksikë.

Më tej ai foli edhe për pleqërinë duke thënë se është “koha për të gjetur forcë në dobësi” dhe inkurajoi të moshuarit që të përqafojnë dobësinë dhe pafuqinë e tyre.

I penguar nga dhimbja në gju dhe i detyruar të përdorë një karrige me rrota javët e fundit, Papa shtyu një udhëtim në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut javën e kaluar.

Ai njoftoi gjithashtu një vendim të pazakontë për të mbajtur një konsistori për të emëruar kardinalë të rinj gjatë një muaji pushimesh në Vatikan dhe organizoi takime për të siguruar që reformat e tij të mbeten të paprekura.

Konsistori i jashtëzakonshëm do të mbahet më 27 gusht, një muaj i ngadaltë i verës në selinë katolike, për të zgjedhur 21 kardinalët e rinj, 16 prej të cilëve do të jenë nën moshën 80 vjeç, në këtë mënyrë të drejtën për të zgjedhur pasardhësin e tij në një konklavë të ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb