ITALI- Pas hapjes së San Pietros, Papa Francesco hapi portën e shenjtë të bazilikës papale San Giovanni në Laterano në katedralen e Romës.

“Kjo është porta e Zotit, hapni dyert e drejtësisë”, tha Ati i Shenjtë gjatë ritit para mbajtjes së meshës, i cili u ndoq nga rreth 2 mijë besimtarë.

Gjatë fjalimit të tij tradicional të së dielës, Papa Francesko preku edhe temën e klimës, e cila u diskutua në Paris me përfaqësues nga e gjithë bota.

“Konferenca e klimës ka përfunduar me miratimin e një marrëveshje që shumë e kanë konsideruar historike. Për ta vënë në praktikë duhet një angazhim i përbashkët dhe një përkushtim nga ana e të gjithëve”, deklaroi Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pietrit në kryeqytetin italian.

Papa Bergolio edhe më herët ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e mjedisit, duke trajtuar cështje të rëndësishme si ngrohja globale dhe dinjiteti human.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: