Modelja e njohur, Irina Shayk, është me pushime në Ibizia. Por imazhet që ka publikuar 25-vjeçarja së fundmi, kanë hapur një debat të madh mes përdoruesve të rrjeteve sociale. Në fotot në fjalë, modelja, shihe shumë ndryshe nga fotot që shpërndan në Instagram, të cilat janë pa filtra apo Photoshop.

Modelja, e cila konsiderohet ndër bukuroshet pa konkurrencë, jo vetëm sipas mendimit të burrave, por edhe femrave, duket se është e rëndomtë si gjithë të tjerat, me bark dhe celulit.

“Kaq shumë para dhe trajnerë dhe përsëri ka celulit”; “Nuk është asgjë e veçantë”; “Në realitet nuk është as mesatarja, ku u zhduk ajo bukuri nga Instagrami” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Ata thonë se po ta takonin me një paraqitje të tillë në plazh, nuk do të besonin se ajo është një nga modelet më të paguara në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: