Eksperti kontabël Altin Sulejmani, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë skema e faljes së detyrimeve dhe kamatëvonesave në kuadër të paqes fiskale.

Sipas tij, për detyrimet deri në vitin 2014 falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa përjashtim bëjnë kontributet për sigurimet shoqërore.

“Principali nuk falet, por falen gjobat dhe kamatëvonesat. Detyrimet deri në vitin 2014 falen apriori, ndërsa pas vitit 2014 zbatohen kushte të caktuara”, u shpreh Sulejmani.

Eksperti sqaroi se për periudhën 2014-2019 falen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që të paguhet detyrimi kryesor.

Ai renditi edhe dy skenarët kryesorë të përfitimit:

-Nëse brenda 30 qershorit paguhet gjysma e detyrimit, falet gjysma tjetër e principalit, si dhe të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.
-Nëse pagesa kryhet deri më 31 dhjetor, atëherë falet 25% e principalit, si dhe kamatëvonesat dhe gjobat.

Sulejmani theksoi se skema synon të lehtësojë bizneset me detyrime të prapambetura, duke krijuar mundësi për shlyerjen e tyre me kushte më favorizuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb