Emri i Leo Messit rikthehet të qarkullojë në mediat britanike. “The Telegraph” siguron se Man.City është duke përgatitur një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e yllit argjentinas. Ideja e “qytetarëve” është e qartë, kanë nisur që në këto momente të përpilojnë një para kontratë në mënyrë që kur të hapet merkato, në janar 2021, të kenë çdo gjë gati për të tentuar sërish të joshin “pleshtin” e Barcelonës. Man.City kërkon të përfitoj nga kriza totale që ka mbërthyer ekipin blaugrana, pa president dhe në prag të kolapsit financiarë.

Mesi
Mesi

Të dhënat e radhës erdhën pak ditë më parë nga vetë drejtori i operacioneve financiare në klubin e Man.City, Omar Berrada: “Është një talent i jashtëzakonshëm, mund të ketë një impakt shumë domethënës në çdo klub të botës, brenda dhe jashtë fushe. Është futbollisti më i mirë në botë, më i miri në gjeneratën e tij. Mendoj se çdo klub në botë do ti pëlqente ta kishte në dispozicion. Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona do ta marrim në konsideratë mundësinë për ta transferuar”, u shpreh Berrada, një tjetër sinjal i pastër se Man.City dëshiron të bashkoj Leo Messi me Pep Guardiolën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb